Aktualitet

ISHP, vendi nuk ndodhet në epidemi gripi

Vendi nuk ndodhet në epidemi, por ka aktivitet me intensitet të lartë të gripit. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, ashtu si në shtetet e Rajonit apo më tej në Europë, edhe në Shqipëri mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A. Në javën e 5-të të këtij viti, u vu re një trend në rritje i numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme e të Poshtme. Por, numri rezulton 10% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-ës.