Film & Tv Showbiz

“Ishte një lojë për show”/ Videoja e Keijsit shokon Inën, ish-banorët ballafaqohen live në studion e “Fan Club”!

Në një video ekskluzive të siguruar nga “Big Brother VIP Fan Club”, Keijsi tregonte se gjithçka ka nisur për lojë dhe se marrëdhënien me Inën e ka krijuar për show.

“Ku ka gjëra tamam, në BBV është çdo gjë show. Shumë gjëra do të ndahen, halli është të marrim përfitime. Nuk është gjë serioze. Nuk e dua (Inën). Është e kuptueshme që është për lojë, edhe nëse nuk e kupton ku qëndron problem. Të shkojë sa të shkojë, pak muaj. Secili ka jetën e vet, show do të bëj. Qëllimi ishte të kapim show, reklama, wow çifti”, thoshte Keisji në video.