Një ishull i vogël italian i ka shpëtuar mrekullisht valës së koronavirusit vrasës pasi asnjë nga rezidentët nuk është prekur nga sëmundja, tregojnë testimet.
Edhe studiuesja vendase Paola Muti priste që epidemia të kalonte te të gjithë 800 banorët e ishullit, shumë prej të cilëve ajo i njeh më së miri.
Nëna e saj ka lindur në Giglio Island dhe ajo qëndron shpesh në shtëpinë e familjes për të shijuar pamjet spektakolare të detit.
Rasti i parë me Covid-19 në Giglio ishte një 60-vjeçar i ardhur në shkurt për funeralin e një të afërmi, dhe u largua ditën e nesërme.
Ndërsa në fillim të marsit tre vizitorë të tjerë rezultuan pozitivë.
Dr Armando Schiaffino, doktori i vetëm i përgjithshëm në ishull tha se përhapja e epidemisë ishte e pashmangshme, por kjo nuk ndodhi.
Ai thotë: “Kjo është e pabesueshme, me gjithë ato raste të ardhur në ishull asnjë nuk është sëmurur!”
Rrjedhimisht për të parë ecurinë e virusit autoritetet testuan 723 nga 800 banorët e ishullit dhe zbuluan se vetëm një kishte krijuar anti-trupa.
Daniel Altmann, profesor of imunologjie në Londër thotë se kjo mund të jetë çështje fati ose thjesht prej variantit gjenetik të shumicës së popullatës.