Pakistani goditet nga ISIS-i, sot në ditën e zgjedhjeve politike. Një sulm kamikaz pranë një qendre votimi në qytetin Kueta, shkaktoi të paktën 31 viktima dhe mbi 35 të plagosur. Më herët, në veri të Pakistanit pati një shkëmbim zjarri, sërish në afërsi të një vend-votimi. Një person u vra dhe 4 të tjerë u plagosën. Gara kryesore zhvillohet mes liderit opozitar Imran Khan’ Tahreek-eInsaf dhe ish-kryeministrit Nauaz Sharif. Partia e Khan-it shfaqet në avantazh.