Në Itali, një bandë shqiptarësh në Burgun e Riminit u përlesh me disa marokenë, ndërsa nga konflikti mbetën të lënduar dy gardianë. Gjithashtu u plagosën disa marokenë. Të gjithë të dëmtuarit janë jashtë rreziku për jetën. Ndërkaq, nisën hetimet për të zbuluar shkaqet e konfliktit që solli përplasjen.