Bota Botë e Çuditshme

Itali, prindërit i drejtohen gjykatës që djali i tyre të përsërisë vitin shkollor!

Prindërit në Itali i drejtohen shpesh Gjykatës Administrative Rajonale për të raportuar padrejtësitë ndaj fëmijëve të tyre në shkollë, me shpresën për të marrë një vendim në favor të tyre. Por së fundmi në Trento dy prindër iu drejtuan kësaj gjykate për të kërkuar që të anulohej viti shkollor i djalit të tyre.

Vendimi i prindërve erdhi pasi djali i tyre, për shkak të problemeve shëndetësore, mungonte në mësime për periudha të gjata. Sipas tyre nje vit i ri shkollor do i garantonte atij mundësinë e përsëritjes së vitit në një mënyrë më të qetë. Megjithatë, pavarësisht kësaj dëshire, drejtori i shkollës e kundërshtoi, duke besuar se megjithatë fëmija kishte bërë një rrugë ”të frytshme”. Përballë refuzimit, bashkëshortët iu drejtuan Gjykatës Administrative Rajonale, e cila pranoi si masë paraprake kërkesën e prindërve, duke vendosur diskutimin kolegjial në fund të shtatorit.