Pas kapjes së 650 kilogramëve kokainë në Portin italian të Livornos dhe arrestimit të një shqiptari i shpallur në kërkim nga Italia, reagon Policia e Shtetit. Në operacion, uniformat blu morën pjesë duke asistuar partnerët italianë për ndalimin dhe më pas arrestimin e shtetasin e identifikuar si Dorian Petoku. 31-vjeçari u prangos mbrëmë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte drogë nga Amerika e Jugut drejt Italisë në 2018-ën. Në bashkëpunim me të tjerë, dyshohet se mbante kontakte me trafikantë në Brazil.