“Më tha që i vinte keq dhe madje më përqafoi”
Këtë e ka thënë në emisionin “Chi l’ha Visto?” Flamur Sula, babai i Ilaria Sula-s, studentes 22-vjeçare që u vra dhe u mbyll në një valixhe.
“Hera e fundit që kemi dëgjuar Ilarian ishte të martën dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën – tregon ai në një intervistë që do të transmetohet sonte në orën 21:20 në Rai Tre. – Ajo jeton me shoqet në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj kemi marrë mesazhe nga telefoni i saj. Ishte sikur të ishte vajza ime që shkruante: ‘Ciao, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Jam larguar me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji’”.
LEXO EDHE: Itali, gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare! Trupi ishte fshehur në një valixhe në pyll.
Më tej, Flamur Sula vazhdon: “Shkruante ‘mos u shqetëso, jam mirë’. Kjo gjë na ngriti dyshime. Nëse do të kishte qenë vërtet vajza ime, do të më kishte telefonuar. Të shtunën shkuam të bënim denoncimin për zhdukjen e saj. Më pas, të dielën, në komisariat takuam Mark Samsonin, djalin e vajzës sime. Nuk e dinim që ishin ndarë. Ai na tha se i vinte shumë keq, se ishte i shqetësuar për zhdukjen e saj. Duket i qetë, madje më përqafoi”.
Vëllai i viktimës: “Jemi të shkatërruar nga dhimbja”
“Prindërit e mi janë të shkatërruar për gjithçka që ka ndodhur. E dimë që është një histori e tmerrshme, që po flet e gjithë Italia për të. Por për ne është një moment shumë i vështirë. Ju lutemi të na kuptoni”.
Dhimbje, zemërim dhe kërkesë për privatësi: “Ju falënderojmë për vëmendjen, por nuk mund të flasim në këtë moment”.
Leon Sula, vëllai i Ilaria-s, i përgjigjet telefonatave që kërkojnë një kujtim për të motrën. Ai, i cili jeton në Terni në shtëpinë e prindërve dhe punon në një kompani instalimesh elektrike, pasditen e sotme kishte publikuar një histori në Instagram bashkë me Ilarian.
Në foto, vëlla e motër janë të përqafuar. Mbi të, ai kishte shkruar një dedikim:
“Gjithmonë dhe përgjithmonë në zemrën time”.
Vrasja me thikë në Itali e 22-vjeçares shqiptare, Iliria Sula, nga i dashuri i saj filipinas, ka shkaktuar hidhërim dhe solidarizim të jashtzakonshëm tek shumë të rinj dhe reja, e veçanërisht te bashkëstudentët e të resë në Universitetin “La Sapienza”.
Qindra prej tyre, të përlotur dhe në heshtje, protestuan pasditen e kësaj të mërkure, në oborret e universitetit Italian.
Fillimisht ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë, më pas filluan duke tundur disa çelëse në duar, si thirrje në formë simbolike drejtuar shtetit për të vënë drejtësi.
“E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur: le të organizohemi”,- kishin shkruar studentët italianë në një çarçaf të madh.