Bota Celebrities Music

Modelja seksi kroate, e njohur si fanse e futbollit, publikon këngën e re, videoklipi është po aq i “nxehtë“!

E njohur si modelja seksi që mbështeste skuadrën e saj përfaqësuese të futbollit Ivana Knoll, vijon karrierën si “DJ”, e konsideruar si një prej femrave më seksi që ushtrojnë këtë profesion.

LEXO EDHE: Fansja më seksi e Kupës së Botës tanimë nis karrierën si DJ, rrëfen sfidat me të cilat po përballet!

Me 2.8 milionë ndjekës në “Instagram”, Ivana mbetet shumë e dashur në rrjet, ndërkohë që si zakonisht ndez fansat e saj me postimet e saj provokuese. Së fundmi ajo ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “City Lights”, që u publikua në kanalin e saj në YouTube nën emrin e artistes Knolldoll. Dhe në videon tre minuta e gjysmë, ajo kishte veshje të ndryshme provokuese.

LEXO EDHE: “Më kanë përjashtuar dy herë nga shkolla sepse…”/Tifozja e famshme kroate habit me deklaratën!

Disa nga 11,000 abonentët e saj mbushën komentet në YouTube me mesazhe mbështetjeje për këngën dhe videon shoqëruese. Njëri tha: “Uau! Bravo Ivana!” Një tjetër shkroi: “Duam më shumë këngë.”