Showbiz

“J-Lo Challenge”, trendi më i ri në Instagram

Dolly Parton së fundmi pati sfidën e saj personale që menjëherë u bë trend në rrjetet sociale e me siguri e dini se për çfarë bëhet fjalë.

Por çfarë e ndalon Jennifer Lopez që të ketë një të tillë?! Javën e kaluar këngëtarja e famshme ka postuar një foto me bikini të bardha në rrjetet sociale, pa grim në fytyrë teksa duket sikur sapo ka përfunduar stërvitjen në palestër dhe po relaksohet. Kjo foto që është komentuar shumë nga fansat ka marrë plot 8 milion likes.

Ka mjaftuar vetëm kjo dhe shumë vajza e gra po bëjnë të njejtën gjë. Sfidën e hapi një blogere e quajtur Maria Kang e cila realizoi një foto të njejtë si J-Lo duke këshilluar vajzat që ta duan dhe të jenë krenare për trupin e tyre.

#JLoChallenge tashmë gjendet në masë kryesisht në Instagram dhe Twitter dhe në këtë sfidë kanë marrë pjesë dhjetra vajza të famshme ose jo.