Health & Beauty

Ja çfarë duhet të bëni për të patur një ‘glow up’!

Pini më shumë ujë

Ndryshimi i parë? Pini më shumë ujë! Mund ta keni dëgjuar këtë me mijëra herë, por me të vërtetë është shumë e rëndësishme. Ju do të funksiononi më mirë pasi nuk do të ndiheni të dehidratuar dhe të mos flasim për të mirat që i jep lëkurës tuaj.

Nisni një rutinë për kujdesin ndaj lëkurës

Mund të keni një kujdes për lëkurën tuaj shumë të thjeshtë dhe jo të kushtueshëm. Filloni duke pastruar fytyrën me ujë të ftohtë dhe duke përdorur produkte që mund t’i përballoni. Mos harroni kremin me SPF dhe ti jepni lëkurës vitaminat e duhura.

Bëni ushtrime fizike

Ndoshta mund ta dinit se ky do të ishte hapi i rradhës, por nuk po flasim vetëm për një ndryshim në fizikun tuaj, por do të çlironi të gjithë energjitë tuaja negative, do të përmirësojë humorin tuaj dhe do t’ju bëjë të ndiheni me më shumë vetbesim.

Mund të praktikoheni gjysmë ore në 5 ditë të javës dhe na falenderoni për ndryshimet që do të përjetojë trupi dhe mendja juaj.

Hani shumë fruta dhe perime

Një mënyrë tjetër si të pësoni një ‘glow up’ është duke shtuar frutat dhe perimet në dietën tuaj. Lëkura juaj do të shkëlqejë dhe do të ndiheni 10 herë më mirë pasi merrni vitaminat e duhura.

Mos konsumoni shumë ushqime të shpejta

Ushqimet e shpejta kanë efekt të kundërt nga frutat dhe perimet. Ato e bëjnë lëkurën tuaj të ashpër dhe mund të shkaktojnë probleme. Provoni t’i hiqni nga dieta juaj, kështu do t’i bëni një nder vetes tuaj.