Pasò Sport

Ja kritikat që kanë Arjan Peço dhe Lorenc Jemini për trajnerin e kombëtares…

Në emisionin “Paso” ditën e sotme u diskutua rreth ndeshjes që do të mbahet të dielën, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”. Në lidhje telefonike për TAR ishin ish-futbollisti Arjan Peço dhe Lorenc Jemini. Mesa duket të dy kanë kritika kundrejt trajnerit të kombëtares shqiptare, Edoardo Reja.

Sipas Peços, premisat për ditën e dielë janë pozitive pasi trajner është Reja, por duke u bazuar në ndeshjet e mëparshme duket se trajneri përdor të njëjtën taktikë dhe bën një lojë të mërzitshme. Ai u shpreh se çdo trajner ka të drejtën e tij për të vendosur mbi taktikën e përdorur, por ai mendon se në formacion duhet të jetë me patjetër futbollisti, Myrto Uzuni dhe jo të dalë jashtë loje. Ai gjithashtu shton se në ndeshje duhet të luante që nga fillimi futbollisti, Armando Broja, së bashku me Uzunin, pasi janë lojtarët më të shpejtë.

Lorenc Jemini nga ana tjetër, shprehet se kjo ndeshje i duket në nivelin mesatar.

Ndeshja e cilësisë së lartë është Angli-Gjermani. Kjo është një ndeshje e nivelit mesatar.

Nuk duhet harruar, se më datë 25 mars të këtij viti u luajt ndeshja e kombëtares sonë kundër Andorras. Ku rezultati ishte në favorin tonë, me një gol të shënuar nga futbollisti, Ermir Lenjani.
Rikujtojmë, ditën e mërkurë, më datë 31 mars do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe San Marinos, ku shpresojmë se trajneri do të dëgjojë kritkat dhe të arrijmë një fitore tjetër.