Harry Styles është shumë herë më i sukesshëm tani që është solo sesa kur ishte pjesë e grupit të One Direction.
Së fundmi zbulohet se këngëtari britanik e ka rritur pasurinë e tij me 50 milionë paund në 3 vitet e para pasi grupi u shpërbë dhe sicili prej djemve nisi karrierën solo.
Gjithashtu mësohet se një pjesë e pasurisë së Harry Styles mbahet nga kompania e tij dhe bëhet fjalë për shumën marramendëse 24.7 milionë dollarë.
Kujtojmë se 26-vjeçari është në listën e personazheve më të pasur në britani.