Një skulpturë mermeri e rizbuluar e Antonio Canova e Mary Magdalene pritet të shitet 10 milionë dollarë kur të dalë në ankand në muajin korrik. E përshkruar nga shtëpia e ankandeve ‘Christie’s’ si “kryevepra e humbur” e skulptorit neoklasik italian, “Maddalena Giacente” (Magdalena e shtrirë) u porosit nga Konti i Liverpulit, në atë kohë kryeministër britanik dhe iu deshën tre vjet për t’u gdhendur. Duke përshkruar Maria Magdalenën në një gjendje ekstaze fetare, skulptura u përfundua pak para vdekjes së Canova në 1822.

Donald Johnston, Shefi Ndërkombëtar i Skulpturës së ‘Christie’s’ tha se:
Kjo është një nga veprat e fundit së Canova-s, e sapo dalë në dritë pasi ka qenë në koleksione në shekullin e 20-të, i panjohur si një mermer i rëndësishëm nga Canova. Ishte një nga pikat kryesore të ekspozitës Art Treasures në Mançester në 1857.
Skulptura, e shfaqur në ‘Christies’ këtë fundjavë, do të shkojë në turne në New York dhe Hong Kong. Donald shtoi se:
Për mua në fytyrë, është absolutisht tipike për Canova, por ka edhe shenja të tjera. Mënyra se si janë bërë këmbët, mënyra se si janë bërë duart, mënyra se si gishtat kanë këtë lloj kthese të butë … është shumë tipike për Canova.