Një studim i fundit ka hedhur dritë mbi stilin e të ushqyerit të fëmijëve të personave që jetojnë deri në 100 vjeç, duke sugjeruar se dieta mund të luajë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësinë dhe shëndetin e përgjithshëm. Sipas kërkimit, këta individë kanë tendencë të ndjekin një regjim ushqimor disi më të shëndetshëm krahasuar me moshatarët e tyre.
Ata konsumojnë më shumë fruta, perime, zarzavate, bishtajore dhe ushqime deti, si dhe zgjedhin burime më cilësore proteinash, duke shmangur mishrat e përpunuar. Po ashtu, ata janë më të kujdesshëm në kufizimin e kripës, sheqerit të shtuar dhe drithërave të rafinuara. Megjithatë, studimi tregon se dieta e tyre nuk është perfekte. Shumë prej tyre nuk arrijnë nivelet e rekomanduara për konsumimin e drithërave të plota, bishtajoreve, ushqimeve me bazë soje dhe arrave – ushqime të njohura për përfitimet e tyre në parandalimin e sëmundjeve kronike.
Qumështi, vezët, kikirikët, arrat, butakët dhe peshku mund të quhen “vrasësit” e dietës sonë, edhe pse janë të dobishmëm për shëndetin tonë. Megjithatë, në disa raste ato mund të shndërrohen në një armë, madje edhe vdekjeprurëse, që kthehet kundër nesh. Shoqata Italiane e Alergologjisë, Astmës dhe Imunologjisë Klinike (SIAAIC) i ka identifikuar ato duke përpiluar 5 rreziqet kryesore të alergjive të rënda dike përfshirë qumështin, vezët, kikirikët, arrat butakët dhe peshkun.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kikirikët zënë tre vendet e para, ndërsa në vendet skandinave, janë peshqit. Alergjitë shpesh zhvillohen në fëmijëri. Ato prekin 1 në 50 fëmijë, me 16% të rasteve që janë të rënda. Ndërkaq, mund të lindin në çdo moshë, përmes ushqimit. Fëmija më i vogël alergjik që kam trajtuar ishte 5 ditësh dhe ishte intolerant ndaj qumështit, bëri të ditur profesor Alessandro Fiocchi, drejtor i Njësisë së Alergologjisë në Spitalin e Fëmijëve Bambino Gesù në Romë.