Në një epokë digjitale ku ekranet zënë çdo kënd të jetës sonë, ndikimi i natyrës mbi shëndetin mendor është një temë që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje nga komuniteti shkencor. Një studim i fundit i publikuar nga University of Exeter hedh dritë mbi diçka të jashtëzakonshme:
30 minuta në ditë në natyrë, për 5 ditë rresht, mund të ulë ndjeshëm simptomat e ankthit dhe stresit kronik.
Kjo quhet ndryshe “Green Time”, koha e kaluar në hapësira të gjelbra, si parqe, pyje apo kopshtet urbane. Studimi përfshiu më shumë se 20,000 njerëz në Evropë, të cilët ndoqën një protokoll të thjeshtë:
Të kalonin gjysmë ore në natyrë pa pajisje teknologjike, çdo ditë për dy javë. Rezultatet ishin mbresëlënëse, nivel i ulët kortizoli, përmirësim në cilësinë e gjumit, rritje e vetëbesimit dhe ndjesi e përgjithshme e qetësisë.
Por si funksionon?
Kontaktet me natyrën kanë efekt biologjik dhe neuropsikologjik. Të qëndruarit mes bimëve, gjelbërimit dhe dritës natyrore stimulojnë nervin vagus, pjesë kyçe në sistemin tonë të relaksimit dhe reduktojnë aktivitetin në amigdalë, që është qendra e trurit për alarm dhe frikë. Ndryshe nga aktivitetet fizike në palestër, ecja në natyrë ose qëndrimi në një ambient të gjelbër ndihmon jo vetëm trupin por edhe ndjeshmërinë emocionale. Kjo e bën atë një metodë terapeutike jo-mjekësore gjithnjë e më të rekomanduar edhe nga mjekët.
Gjermania, Japonia dhe Kanadaja tashmë kanë përfshirë “recetat e natyrës” në kujdesin shëndetësor publik, ku pacientët me ankth të lehtë ose depresion këshillohen të kalojnë kohë në parqe si pjesë e trajtimit.Në vend që të kërkosh gjithmonë përgjigje në Google, ndoshta ajo çfarë të duhet është më afër sesa mendon, një këmbësore në parkun e lagjes, drita që bie mes degëve të pemëve dhe fryma e pastër që ndihmon trurin të rifitojë qetësinë.