Health & Beauty

Ja si ndryshon floku me kalimin e moshës…

Ashtu si lëkura, edhe flokët pësojnë ndryshime me kalimin e viteve. Ekspertët e flokëve thonë se këto ndryshime janë të natyrshme dhe ndikohen nga faktorë gjenetikë, hormonalë dhe mjedisorë.

Ndryshimi i ngjyrës

Flokët fillojnë të thinjen zakonisht në të tridhjetat, por koha e shfaqjes së thinjave varet nga gjenet, kujdesi ndaj flokëve dhe ngjyra natyrale. Thinjat ndodhin kur pigmenti i quajtur melaninë fillon të pakësohet në folikulat e flokëve.

Hollimi i flokëve

Është normale të humbasësh 50–100 fije në ditë, por me kalimin e moshës, ritmi i rritjes së flokëve ngadalësohet. Kjo bën që flokët të hollohen gradualisht. Rënia e përhershme e flokëve (alopecia androgjenike) prek rreth 50% të meshkujve deri në moshën 50 vjeç dhe një të tretën e grave gjatë jetës së tyre.

Thyerja dhe brishtësia

Me kalimin e viteve, shtresa mbrojtëse e flokëve (kutikula) dobësohet, duke e bërë flokun më të ndjeshëm ndaj thyerjes dhe dëmtimeve.

Tharja dhe elektriciteti statik

Prodhimi i yndyrës natyrale (sebumit) nga skalpi zvogëlohet me moshën, duke e lënë flokun më të thatë, pa shkëlqim dhe më të prirur ndaj elektrizimit apo strukturës së ashpër.