Celebrities

“Jam i bukur dhe intelektual”/ Mjeku përndiqte gazetaren prej më shumë se një vit, zbulohen mesazhet që i dërgonte: Jam burri i ëndrrave të tua, të dua dhe…

Gazetarja sportive Albana Bejko, e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka rrëfyer për herë të parë historinë e saj me mjekun nga Kosova që e përndiqte intensivisht, Behar Kamberi.

Përshëndetje Albanë nga Behari. Unë jam burrë ideal për ty. Jam doktor intelektual, gentleman, i bukur dhe i sinqertë. Ne të dy gjithnjë kemi komunikuar dhe do të komunikojmë mirë dhe shëndetshëm. Kam gjendje të mirë financiare dhe shëtis botën. Këto janë tiparet që përmbush kështu që mos hezito më. Por eja martohemi dhe jetojmë së bashku në një banesë këtu në Prishtinë por edhe në Tiranë. Ku ti përsëris krejt gjërat ke me i pas dhe me i cu në vend, asgjë ska për të munguar. Ti do vazhdosh të punosh si tani. Albanë më merr në konsideratë kur unë jam mashkull ideal që të bëj propozim për martesë. Pres reflektim nga ti.

Për herë të parë ajo ka shfaqur edhe mesazhet që ai i dërgonte, duke i thënë se ‘ishte burri i saj i ëndrrave’ dhe se ‘e donte shumë’ dhe donte të martohej me të.