Gossip Showbiz

Janë martuar fshehurazi?! Zendaya shfaqet me unazë, ndërsa Tom Holland pa të?

Aktorët Tom Holland dhe Zendaya vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave, pas spekulimeve të fundit se mund të jenë martuar në fshehtësi.

Thashethemet u shtuan pasi Zendaya u pa me një unazë të artë në gishtin e martesës gjatë Paris Fashion Week, duke bërë që shumë fansa të dyshojnë se çifti mund të ketë lidhur kurorë larg syrit të publikut.

Megjithatë, situata është bërë edhe më misterioze pasi Tom Holland është parë në disa dalje publike pa asnjë unazë në dorën e majtë.

Sipas raportimeve të Daily Mail, aktori u fotografua fillimisht gjatë një shëtitjeje me miqtë në Miami dhe më pas edhe në Los Angeles, pranë hotelit të njohur Chateau Marmont.

Spekulimet u shtuan edhe më shumë pasi stilisti i Zendaya-s, Law Roach, gjatë një interviste në një event të fundit la të kuptohej se “dasma ka ndodhur tashmë”, duke bërë që shumëkush të mendojë se çifti mund të jetë martuar në fshehtësi.

Megjithatë, deri tani as Zendaya dhe as Tom Holland nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një martesë.

Dy aktorët u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Spider-Man: Homecoming” në vitin 2016 dhe për një kohë të gjatë e mbajtën marrëdhënien larg vëmendjes publike. Romanca e tyre u bë publike në vitin 2021, kur ata u fotografuan duke u puthur në Los Angeles, duke konfirmuar kështu lidhjen që fansat e dyshonin prej kohësh.