Aktualitet

Java Botërore të Ushqyerjes me Gji/ ISHP vë në dukje se edhe gratë e prekura me COVID-19 mund t’u japin gji foshnjave

Sot në nisje të Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji, Instituti i Shëndetit Publik ka një mesazh ku vë në dukje se edhe gratë e prekura me COVID-19 mund t’u japin gji foshnjave. Por ISHP-ja i rekomandon që të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë me pastrues duarsh, me bazë alko’oli. Gjithashtu, të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben, të teshtijnë ose kolliten në një shami letre higjenike një përdorimshe dhe gjithashtu të pastrojnë e dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura. Studimet e deritanishme, nuk konfirmojnë transmetimin e koronavirusit përmes qumështit të gjirit tek lehonat, të konfirmuara me koronavirus.