Sport

Java e 23-të e Superiores, 4 ndeshje luhen të premten! Java mbyllet të shtunën me takimin Tirana – Dinamo!

Java e 23-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të premten dhe të shtunën, me pesë ndeshje që premtojnë spektakël dhe emocione të forta.

Të premten, Bylisi do të presë Partizanin në “Adush Muçaj”, ndërsa Vllaznia do të përballet me Vorën, të dyja sfidat në orën 13:30.

Në orën 16:30, AF Elbasani do të luajë ndaj Teutës në “Elbasan Arena”, ndërsa mbrëmjen e së premtes, Flamurtari do të presë Egnatian në Vlorë.

Java do të mbyllet të shtunën në orën 13:30 me përballjen Tirana – Dinamo City në “Selman Stërmasi”.

LEXO EDHE: Botërori 2026 me ‘risi’, FIFA shet edhe vendet e parkimit! Deri në 300 dollarë një makinë për ndeshje

Java 23

06.02.2026

Bylis – Partizani,  13:30 Stadiumi “Adush Muçaj”

Vllaznia – FK Vora, 13:30 Stadiumi “Vora”

AF Elbasani – Teuta, 16:30 Stadiumi “Elbasan Arena”

Flamurtari – Egnatia,  19:00 Stadiumi “Flamurtari”

07.02.2026 

Tirana – Dinamo City, 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi”

LEXO EDHE: Presidenti Begaj vizitë 2-ditore në Itali, merr pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore!