Health & Beauty

Jeni duke i konsumuar çdo ditë, tri pijet e rrezikshme për shëndetin e zemrës!

Disa pije nuk janë vetëm të padobishme, por mund të jenë edhe të rrezikshme për shëndetin e zemrës. Smoothiet e frutave mund të tingëllojnë si një zgjedhje e shëndetshme, por versionet komerciale shpesh përmbajnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar. “Sasia e lartë e sheqerit në disa smoothie mund të nxisë inflamacionin, rezistencën ndaj insulinës dhe të dëmtojë arteriet.”-shpjegon nutricionistja Katherine Gervasio për SheFinds. Përveç kësaj, shumë prej tyre përmbajnë deri në 390 kalori për një porcion, duke kontribuar në shtim në peshë dhe rrezik të sëmundjeve kronike. Përgatisni smoothie vetë në shtëpi me fruta të freskëta, perime dhe produkte qumështi pa sheqer të shtuar.

Pijet energjike janë shpesh një përzierje e rrezikshme e sheqerit dhe kafeinës. “Këto pije mund të rrisin presionin e gjakut dhe të ndikojnë negativisht në elasticitetin e arterieve.”-thekson Gervasio. Kafeina stimulon adrenalinën dhe rrit përkohësisht presionin, ndërsa sheqeri i tepërt ndërhyn në balancën e yndyrnave në gjak. Në vend të tyre, preferoni çaj jeshil ose kafe të zezë, natyrisht, në sasi të moderuara.

“Alkooli është toksik për çdo qelizë në trupin tonë.”-thekson kirurgu kardiak Dr. Jeremy London. Edhe konsumimi i moderuar i tij mund të rrisë rrezikun e aritmisë, hipertensionit dhe problemeve të tjera kardiake. Sipas Dr. Olalekan Otulana, alkooli jo vetëm që rrit presionin e gjakut, por nxit inflamacion dhe çrregullon ekuilibrin e kolesterolit duke dëmtuar arteriet në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërkaq, kur bëhet fjalë për sasinë e saktë ditore të ujit, ajo varet nga disa faktorë: gjinia, mosha, niveli i aktivitetit fizik, gjendja shëndetësore dhe kushtet mjedisore. Sipas udhëzimeve të Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA-së, gratë duhet të konsumojnë rreth 2.7 litra lëngje në ditë, ose rreth 11.5 gota, ndërsa për burrat është 3.7 litra lëngje, ose 15.5 gota. Këto vlera përfshijnë të gjitha lëngjet, jo vetëm ujin, por edhe pijet e tjera dhe ujin nga ushqimet, veçanërisht frutat dhe perimet, të cilat përbëjnë afërsisht 20 përqind të marrjes ditore të lëngjeve.