Një studim ka zbuluar se ata që konsumojnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar kanë 33% më shumë gjasa të zhvillojnë demencë, përfshirë edhe sëmundjen e Alzheimerit. Hulumtimi, i zhvilluar përgjatë shtatë viteve, përfshiu krahasimin e konsumit të përditshëm të sheqerit mes pjesëmarrësve. Rezultatet treguan se individët që konsumonin rreth 30.3 gramë sheqer të shtuar në ditë kishin ndjeshëm më shumë rrezik për sëmundjet neurodegjenerative krahasuar me ata që konsumonin vetëm 5.8 gramë në ditë.
Dr. Doug Brown nga Shoqata e Alzheimerit thekson:
Ky studim e mbështet lidhjen gjithnjë e më të fortë midis konsumit të sheqerit dhe shfaqjes së sëmundjeve si Alzheimeri. Ky efekt nuk vlen vetëm për ëmbëlsirat apo pijet e gazuara, të gjitha llojet e sheqerit të shtuar, përfshirë edhe lëngjet e frutave ‘të shëndetshme’, mund të kenë ndikim të dëmshëm.

Përveç rrezikut për demencë, konsumi i lartë i sheqerit është i lidhur edhe me zhvillimin e diabetit të tipit 2, një tjetër faktor që ndikon në funksionin e trurit dhe rrit gjasat për çrregullime neurologjike. Një kanaçe standarde Coca-Cola (330ml) përmban rreth 35 gramë sheqer të shtuar, që përkthehet në më shumë se 7 lugë gjelle sheqer, më shumë se kufiri ditor i rekomanduar nga OBSH për një të rritur. Zëvendësoni pijet e ëmbla me ujë ose çaj pa sheqer, konsumoni fruta në vend të lëngjeve të frutave, reduktoni përdorimin e sheqerit në gatim dhe pije të përditshme.
Ndërkaq, një studim i publikuar në revistën e njohur Nature Microbiology ka analizuar mikrobiomin e 1.000 personave që vuajnë nga depresioni. Rezultatet treguan një përbashkësi të habitshme; këta persona kishin ndjeshëm më pak “baktere të mira” në zorrë, krahasuar me ata që nuk kanë probleme me shëndetin mendor. “Kjo është hera e parë që kemi zbuluar një lidhje të qartë mes mikrobiomit dhe depresionit. E ardhmja e trajtimit mund të jetë te koktejet e baktereve nga zorrët”-thotë Jeroen Raes, autor i studimit.