Jennifer Aniston po zbulon të gjitha sekretet e saj të bukurisë. Në një intervistë së bashku me kolegët e saj në “The Morning Show”, Jennifer Aniston, 56 vjeç, foli hapur rreth asaj që e mban ‘të re’. Kur kolegia e saj Marion Cotillard, 49 vjeç, e komplimentoi për plakjen “me hijeshi”, ylli i “Friends” e falënderoi dhe tha:
Kjo do të thotë shumë për mua dhe mendoj se sa i përket plakjes me hijeshi, kam një burim të përjetshëm optimizmi dhe pozitiviteti. Quajeni rini nëse doni.
Ajo gjithashtu tregoi edhe rreth ushtrimeve që një person duhet të bëjë duke shtuar:
Por mendoj se gjithçka fillon me mënyrën se si e duam trupin tonë dhe e duam veten.
Ylli vazhdoi të pranonte se ajo “e mirëmban” pamjen e saj me “trajtime fytyre dhe lazer”.
Dua të them, unë mirëmbahem. Nuk do t’i lejoj këto flokë të thinjur të më pushtojnë, shtoi ajo. Është perspektivë dhe gjithashtu të dish që ky është trupi ynë, është një mënyrë e të menduarit, tha fituesja e Golden Globe.
Në janar, gjatë një interviste ekskluzive, aktorja dha pak më shumë detaje rreth dietës dhe rutinës së saj të ushtrimeve, duke përshkruar pijen që bën kur zgjohet, çdo ditë para stërvitjes. Ajo tregoi se konsumonte një vitaminë me ujë ambienti dhe një limon të shtrydhur në të. Dhe kur moti ndryshon, ylli zbulon se shton përbërës shtesë në pije për ta bërë më pikante.
Do të fus një lugë çaji xhenxhefil, i cili është i mirë për tretjen dhe sistemin imunitar, dhe pastaj do të shtoj pak mjaltë Manuka, tha ajo. Është shumë i shijshëm kur serviret i ngrohtë.
Aktorja gjithashtu tha se mentaliteti popullor i stërvitjes “pa dhimbje, pa fitim” ishte, në fakt, një mit. Epo mesa duket sekreti i Jennifer Aniston qenka shumë më i thjeshtë nga sa mendonim.