Me përfundimin e sfidës ‘#10yearschallenge’ përdoruesit e rregullt të rrjeteve sociale por kërkojnë një sfidë të re me të cilën mund të angazhohen.
Jennifer Lopez dhe partneri i saj Alex Rodriguez duket se kanë gjetur atë perfekten pasi është një sfidë që sapo e përfunduan vetë dhe ndihen më të shëndetshëm se kurrë.
Ata kanë sfiduar fillimisht miqtë e tyre të ngushtë e më pas të gjithë rrjetin duke u kërkuar që të mos konsumojnë sheqerna dhe karbohidrate për 10 ditë.
Sipas tyre kjo sfidë jo vetëm që i bën mirë shëndetit por i jep trupit shumë energji. “A jeni të gatshëm ta merrni përsipër këtë sfidë” ,-tha ajo në një video të postuar në Instagram.