Aktorja e famshme Jennifer Lawrence vetëm pak javë më parë zbuloi se u fejua me Cooke Maroney, drejtorin e galerisë së arteve në New York.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, fituesja e çmimit “Oscar” u shpreh se me të fejuarin e saj ishte dashuri me shikim të parë dhe në atë kohë ajo as që kishte menduar për lidhje.
“Ai është një njeri i mrekullueshëm, është perfekt, e di që tingëllon shumë klishe por ndihem sikur kam gjetur shpirtin binjak. Pres me padurim të bëhem një Maroney”, -tha ajo.