Showbiz

Jennifer Lawrence i jep fund beqarisë

Ajo është një ndër aktoret më të suksesshme të momentit e cila po bën mjaft bujë si protagoniste në filmin e ri të “Avangers”.

Krahas këtij suksesi, Jennifer Lawrence ka një arsye më shumë për të festuar. Ajo i ka dhënë fund beqarisë dhe pamjet e para nga festa e fejesës së saj janë bërë menjëherë publike.

Bukuroshja 28-vjeçare është fotografuar së bashku me partnerin e saj 32-vjeçar, Cooke Maroney i cili është drejtor i një galerie arti në New York.

Ata u panë teksa po hynin në ambjentet e festës së fejesës së tyre dhe duhet theksuar se dukeshin më elegantë se kurrë.