Bota

Jep dorëheqjen Kryepeshkopi Australian, mbrojti priftin pedofil

Jep dorëheqjen Kryepeshkopi Australian, Filip Uillson, kleriku më i lartë katolik në botë, i shpallur fajtor për fshehjen e abuzimit seksual të fëmijëve në Kishën Katolike. Papa Francesku e pranoi dorëheqjen e 67-vjeçarit. Ai u dënua në Maj pasi kishte fshehur abuzimet e një prifti pedofil, ndonëse vetë Uillson mohoi të ketë pasur dijeni dhe premtoi se do ta apelonte vendimin. Kleriku i rezistoi për mbi dy muaj presionit për t’u larguar.