Princi Philip, ndërroi jetë para pak kohësh në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry, etj. Në ceremoninë e 17 prillit morën pjesë 30 persona, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Princi Philip vazhdon të ketë respektin e shumë personave edhe pas vdekjes së tij. Si asnjë mbretëror tjetër, ai la një pasuri të konsiderueshme në testament për tre punonjësit e tij më të besuar.
Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, ai ka lënë 42 milionë dollarë pasuri për sekretarin e tij privat Brigadier Archie Miller Bakewell, William Henderson dhe shërbëtorin Stephen Niedojadlo. Burimi tha se:
Ndryshe nga disa mbretërorë të tjerë, Princi Philip është treguar bujar edhe me njerëzit që i kanë qëndruar afër por që nuk janë të familjes.

Rikujtojmë, se pas largimit të bujshëm të Princ Harry dhe Meghan Markle nga Pallati Mbretëror dhe nisjes së një jete të re në Los Angeles, ceremonia mortore e Princ Philip ktheu sërish Harry-n, por pa Meghan Markle në ‘Oborrin Mbretëror”. Kjo e fundit nuk ishte e pranishme në ceremoni për të qënë përkrah bashkëshortit të saj dhe familjes mbretërore.
Së fundmi, djali i tij Princ Charles foli rreth vdekjes së babait të tij, Princit Philip. Teksa ishte duke dhënë një mesazh drejtuar komunitetit mysliman në prag të finalizimit të muajit të Ramazanit, Charles zbuloi se ndihet i trishtuar nga vdekja e të atit.