Bota Travel

Jo vetëm dëm, edhe tallje/Ja çfarë i pret udhëtarët europianë!

Krahas dëmit, tani udhëtarët europianë rrezikojnë, edhe talljen. Nëse në kulmin e luftës në Iran, fluturimi ynë nuk niset sepse aeroporti nuk ka karburant për avionin, si rregull kompania ajrore duhet patjetër të mos i “braktisë” pasagjerët.

Duhet t’u gjejë pasagjerëve të saj një vend në një fluturim tjetër. Dhe nëse nuk ka një nisje, duhet që të  kthejë paratë e biletës.

Por, në rastin e kësaj krize, nuk do të jetë e detyruar të na dëmshpërblejë për dëmin e shkaktuar nga mosnisja, në formën e “kompensimit monetar”.

Në Bruksel, Apostolos Tzitzikostas, komisioner i BE-së për Transportin e Qëndrueshëm shpjegon arsyet e këtij favori për kompanitë ajrore.

Në thelb, mungesa e karburantit në aeroport konsiderohet një rrethanë e jashtëzakonshme, e pavarur nga vullneti i kompanisë. Ashtu si një uragan apo një tërmet.

Fjalët e komisionerit të BE-së nuk u shpëtojnë shoqatave të konsumatorëve në gjysmën e Europës e që tashmë janë në alarm.

Dëmshpërblimi do të jetë i detyrueshëm në rast se kompania, e informuar në kohë për mungesën e karburantit, nuk e ka njoftuar paraprakisht pasagjerin.

Ose kur kompania nuk e ka porositur në kohë karburantin. Ose edhe nëse, duke e ditur që nuk do ta merrte karburantin, ka vazhduar gjithsesi të shesë bileta për atë fluturim.

Parashikimi: nëse vërtet Europa do të përballet me një valë anulimesh këtë verë, përplasjet mes kompanive ajrore dhe pushuesve të mbetur në tokë do të jenë të përditshme.