Studiues anglezë dolën në përfundimin se, dërgimi i “e-mail”-eve për qëllime pune gjatë kohës që udhëton po për në punë po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm, aq sa kjo kohë duhet konsideruar si pjesë e orarit zyrtar. Qasja e gjerë në internet përmes lidhjeve “Wi-Fi” dhe përhapja e telefonave celularë e ka zgjatur ditën e punës, thuhet në studimin e Universitetit “West of England” në Bristol. Studimi u bazua në anketimin e 5.000 pasagjerë trenash në Londër.