John Cena, një nga figurat më legjendare në historinë e WWE-së, i ka thënë zyrtarisht lamtumirë ringut. Karriera e tij u mbyll pas humbjes në ndeshjen e fundit profesionale kundër yllit në ngjitje Gunther, të zhvilluar të shtunën, më 13 dhjetor, në Capitol One Arena në Washington, D.C.
Pas përfundimit të përballjes, Cena qëndroi për disa çaste në ring në një moment të ngarkuar emocionalisht, duke pranuar ovacionet e publikut.
48-vjeçari përshëndeti fansat dhe u përkul para tyre, duke shënuar kështu fundin e një kapitulli historik në wrestlingun profesionist.
Gjatë karrierës së tij, Cena fitoi plot 17 tituj kampioni bote, një rekord unik në WWE. Pas suksesit në ring, ai u shndërrua në një emër të rëndësishëm edhe nëhre e kinemasë dhe televizionit, me role në filma si Fast X, The Suicide Squad dhe Argylle, si dhe me suksesin e serialit Peacemaker.
Me largimin nga WWE, John Cena mbetet një ikonë e sportit dhe e kulturës pop, duke lënë pas një trashëgimi të rrallë që pak sportistë e kanë arritur ndonjëherë.