Lifestyle

Fansat e WWE rezultojnë më inteligjentët mes tifozëve të sporteve?

Një studim i pazakontë i realizuar nga platforma HowtoBet ka nxjerrë në dritë një përfundim që ka surprizuar opinionin publik: fansat e wrestlingut, konkretisht ndjekësit e WWE, kanë nivelin më të lartë të inteligjencës (IQ) krahasuar me tifozët e sporteve të tjera.

Hulumtimi u krye përmes një testi online të IQ-së, ku morën pjesë tifozë nga disiplina të ndryshme sportive. Testi vlerësonte katër fusha kryesore të aftësive njohëse: verbale, matematike, logjike dhe vizuale, elementë që, sipas psikologëve të përfshirë në studim, përbëjnë bazën e inteligjencës së përgjithshme.

Rezultatet vendosën fansat e WWE në krye të renditjes, duke lënë pas ndjekësit e sporteve të tjera më tradicionale.

Sipas studiuesve, arsyeja lidhet me natyrën unike të mundjes profesionale, e cila kombinon elementin sportiv me narrativën, dramat, personazhet dhe historitë e ndërlikuara që zhvillohen me kalimin e kohës.

Ndjekja e vazhdueshme e rivaliteteve, kthesave të papritura dhe zhvillimeve të historive kërkon përqendrim, kujtesë dhe aftësi analitike.

Fansat shpesh analizojnë ngjarjet, parashikojnë skenarët e ardhshëm dhe mbajnë mend detaje nga vite të tëra transmetimesh, çka, sipas studimit, mund të ndikojë pozitivisht në stimulimin e trurit.

Ky hulumtim sfidon drejtpërdrejt stereotipet e zakonshme për fansat e wrestlingut dhe tregon se WWE nuk është thjesht argëtim i lehtë, por një formë komplekse rrëfimi që aktivizon mendjen.

Për shumë ndjekës të mundjes profesionale, ky rezultat është një arsye më shumë për të qenë krenarë për pasionin e tyre.