Gossip Showbiz

John Legend flet për miqësinë e dikurshme me Kanye West: “Është e trishtueshme të shohësh rënien…”

John Legend ka reflektuar së fundmi mbi marrëdhënien e tij të dikurshme me Kanye West, një miqësi që dikur ishte e ngushtë dhe frymëzuese për të dy artistët, por që sot nuk ekziston më.

Në një intervistë të fundit, muzikanti tregoi se si karriera e tij mori hov falë mbështetjesKanye-t, me të cilin nisi bashkëpunimin në fillim të viteve 2000, kur nënshkroi me labelin GOOD Music.

Në atë kohë, Kanye sapo kishte fituar famë me prodhimin e albumit The Blueprint të Jay-Z dhe publikimin e The College Dropout, një sukses i menjëhershëm në treg.

Por miqësia e tyre nisi të zbehej me kalimin e kohës, veçanërisht pasi Kanye West shprehu mbështetjen e tij për ish-presidentin Donald Trump.

Legend thotë se ndryshimi në qëndrimet dhe sjelljen e Kanye-t ishte i papritur dhe shqetësues.

Nuk mund ta kisha imagjinuar kurrë se ai do të përqafonte antisemitizmin dhe racizmin ndaj popullit të tij. Është e dhimbshme të shohësh rënien e tij

Ai shtoi se një pikë kthese në jetën e Kanye-t ishte humbja e nënës së tij, Donda, në vitin 2007.

Nuk dua të luaj rolin e psikologut, por pas asaj humbjeje, diçka ndryshoi tek ai. Ishte fillimi i rrënimit të tij

Kohët e fundit, Kanye ka qenë në qendër të kritikave për deklarata dhe postime kontraverse, përfshirë mesazhe antisemite, sulme ndaj familjes dhe mbështetjen për Sean Diddy Combs, i cili përballet me akuza të rënda për trafikim njerëzor dhe shantazh.

John Legend e përmbylli intervistën duke e quajtur të trishtueshme distancimin mes tyre, por një domosdoshmëri për të qëndruar besnik ndaj parimeve të tij.