Fansat e “Pirates of the Caribbean” janë entuziazmuar pas lajmit se Johnny Depp mund të rikthehet si Kapiten Jack Sparrow. Sipas burimeve të “Express” në Mbretërinë e Bashkuar, aktori është në bisedime me Disney për një rindezje të ekskluzivitetit legjendar. Një ekzekutiv i Disney citohet të ketë thënë: “Jemi shumë pranë finalizimit. Një skenar ekziston dhe kjo do të jetë një rindezje që mund të hapë derën për më shumë filma me Johnny, pavarësisht të kaluarës.” Depp u largua nga Disney pas konfliktit publik me ish-bashkëshorten Amber Heard dhe humbjes së një padie për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë, aktori fitoi një betejë ligjore në SHBA kundër Heard, çka ndihmoi në rehabilitimin e imazhit të tij. Ndërkohë, Depp është rikthyer fuqishëm në skenën e kinemasë amerikane me projektin më të ri filmik, “Day Drinker”, i cili ka nisur zyrtarisht xhirimet në Spanjë. Filmi me regji të Marc Webb bashkon aktorin e njohur me Penélope Cruz dhe Madelyn Cline, e cila është bërë e njohur nga seriali “Outer Banks”. Në foton e parë të publikuar nga xhirimet, Depp duket i transformuar dhe pothuajse i panjohur, duke shtuar intrigën rreth rolit të tij.
Depp duke folur në një dokumentar të ri për Tim Burton nga regjisorja Tara Wood tha se si ishte të ishe një adoleshent zemërthyer në fillim të karrierës së tij. “Isha plotësisht i trembur nga fama. Paparacët më fotografonin, njerëzit pëshpëritnin dhe tregonin gishtin dhe gjëra të tjera”. Depp u bë një emër i njohur pasi luajti në serialin televiziv “21 Jump Street”. Prej aty ai shpërtheu në qendër të vëmendjes falë disa bashkëpunimeve me Burton.