Gossip Showbiz

Johnny Depp zbulon aktorin e tij të preferuar: “Ishte më shumë se thjesht aktor…”

Hollywood-i është i mbushur me emra të mëdhenj, por jo të gjithë kanë një çmim Oscar në duar. Megjithatë, kjo nuk i pengon që të jenë të respektuar dhe të dashur nga publiku dhe kolegët e tyre.

Një prej tyre është aktori Johnny Depp, i njohur për interpretimin ikonik në sagën “Piratët e Karaibeve”, i cili së fundmi ka ndarë me publikun emrin e aktorit që ai admiron më shumë.

Në një intervistë për revistën “Far Out”, Depp foli me shumë respekt për legjendën e kinemasë Marlon Brando, i cili ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit me rolet e tij të paharrueshme në filma si “The Godfather” dhe “A Streetcar Named Desire”.

Ai ka qenë ndoshta aktori më i mirë i dy shekujve të fundit. Por truri i tij është shumë më i rëndësishëm sesa aktrimi. Mënyra se si i sheh gjërat pa i gjykuar, mënyra se si i vlerëson ato

-tha Depp, duke nënvizuar se ajo që e bënte Brandon të veçantë nuk ishte vetëm talenti i tij, por edhe mënyra unike e të menduarit.

Ndërkohë, Depp është i angazhuar me projektin e tij të radhës, filmin “Day Drinker”, ku do të luajë përkrah aktores së njohur Penelope Cruz dhe emrave të tjerë të njohur si Madeleine Clyne (Outer Banks) dhe Manu Rios (Elite).

Në botën e filmit, gjithashtu po përgatitet rikthimi i shumëpritur i sagës 28 Years Later, ku regjisori Danny Boyle ka deklaruar se aktori Cillian Murphy do të jetë një “element shumë dominues” në filmin e tretë të serisë.

Ndërsa projektet kinematografike vazhdojnë të ngjallin interes, adhurimi i Depp për Brando është një kujtesë se disa emra në Hollywood mbeten të pavdekshëm – jo vetëm për rolet e tyre, por për mendjet dhe shpirtin që sjellin në art.