Jon Bon Jovi, legjenda e muzikës rock, ka folur së fundmi për mënyrën se si e përballon plakjen dhe pse refuzon kategorikisht ndërhyrjet estetike.
Në një pjesëmarrje në podcastin “How to Fail”, këngëtari 68-vjeçar pranoi se do të dëshironte të dukej si në të rinjtë e tij, por ka mësuar të pranojë ndryshimet natyrore të trupit.
E përballoj mirë këtë gjë, nuk do të shkoj kurrë tek operacionet. Flokët i kam të thinjur dhe së paku ende i kam
-tha Jon, duke shtuar se nuk ka përdorur kurrë botoks, operacione sysh apo buzësh.
Asgjë nga këto nuk më intereson, dhe nuk do ta bëja kurrë.
Muzikanti rrëfeu se vendosi të pranojë flokët e tij të thinjur rreth 12-13 vite më parë, duke refuzuar edhe ngjyrosjen e tyre.
Le të shkojë ku të dojë
-tha ai, duke pranuar se kjo ishte një mënyrë për të përballuar plakjen.
Megjithatë, Jon nuk e fsheh nostalgjinë për pamjen e të rinjve:
Shikoj fotot e mia në 30, 40, 50 vjeç dhe them: ‘Po, do të doja të dukesha kështu’, por nuk dukem.
Për të, shëndeti është përparësia kryesore.
Disa vitet e ardhshme mund të jenë të mrekullueshme nëse jam mirë fizikisht. Shëndeti yt është çelësi i gjithçkaje
-tha ai, duke theksuar se gjithçka tjetër mund të fitohet ose arrihet.
Përveç reflektimeve mbi plakjen, Jon Bon Jovi ka një gëzim të ri familjar: ai është bërë gjysh. Djali i tij, Jake Bongiovi, dhe bashkëshortja e tij, Millie Bobby Brown, kanë adoptuar këtë verë një vajzë, duke sjellë një kapitull të ri lumturie në jetën e legjendës rock.