Aktorja e njohur britanike, Millie Bobby Brown, ka ndarë me fansat një lajm emocionues: ajo dhe bashkëshorti i saj, Jake Bongiovi, kanë birësuar një vajzë të vogël.
Përmes një postimi në Instagram, ylli i “Stranger Things” shkroi:
Këtë verë mirëpritëm vajzën tonë të ëmbël nëpërmjet birësimit. Jemi të emocionuar për këtë kapitull të ri.
Ky hap shënon një etapë të re në jetën e aktores, e cila është rritur para syve të publikut që nga mosha 9-vjeçare.
Millie ka treguar më parë se dëshira për t’u bërë nënë në moshë të re ka qenë gjithmonë pjesë e planeve të saj, duke marrë frymëzim nga nëna e saj që u bë nënë në moshën 21-vjeçare.
Dua një familje të madhe. Është shumë e rëndësishme për mua
-kishte deklaruar ajo në një podcast në mars.
Millie dhe Jake, djali i legjendës së muzikës Jon Bon Jovi, u fejuan në vitin 2023 dhe kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni private në maj 2024.
Edhe pse karriera e saj në Hollywood vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, aktorja ka theksuar se ndërtimi i një familjeje është prioriteti i saj kryesor.