Duket se për Jonida Vokshin nuk është aspak problem të zbulojë moshën e saj. Moderatorja simpatike e programit “Thurje” në Digitalb, ka festuar mbrëmjen e kaluar, ditëlindjen e saj.
Vokshi ka postuar një fotografi, përmes të cilës ka treguar se mbushi 31-vjeç dhe se ndihet shumë mirë.
Në foton e postuar në Instagram, Jonida shihet teksa fik qirinjtë e tortës që mbajnë shifrën 31. Bashkangjitur postimit të saj, ajo shkruan: “Mosha e femrës nuk thuhet… iku dhe 31-shi. Ndihem shumë mirë”.