Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Jori Delli, ka ndarë një prej periudhave më të vështira të jetës së saj gjatë një interviste në programin “E Diell”.
Modelja tregoi se babai i saj pësoi një infarkt teksa ndodhej në Vlorë, ndërsa ajo vetë ishte në Itali, duke përjetuar ankth dhe frikë të madhe për gjendjen e tij.
Ka qenë një ditë e tmerrshme. U përballa me probleme në aeroport, nuk më linin të udhëtoja pasi kisha vetëm kartën e identitetit italiane, e cila ishte e grisur. Për fat, vëllai im ishte pranë babait në ato momente
-u shpreh ajo me emocion.
Jori ndaloi edhe tek gjendja e spitaleve në Shqipëri, duke e cilësuar përvojën në spitalin e Vlorës si traumatike.
Nuk jam e lumtur për situatën shëndetësore në Shqipëri. Spitali i Vlorës ishte i tmerrshëm me atë që përjetoi babai im. Vetëm kur ai u transferua në Tiranë, arrita të ndihesha më e qetë
-tha modelja.
Megjithëse babai i saj është tashmë në përmirësim, familja u përball me një tjetër fatkeqësi vetëm dhjetë ditë më vonë.
Fatkeqësisht, pas pak ditësh, nëna ime pësoi një aksident me makinë dhe aktualisht ndodhet në një spital në Itali