Jori Delli, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, ka treguar arsyen e mungesës së saj në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit. Ajo bëri të ditur se babai i saj pësoi një infarkt gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Sipas Jori Delli, babai i saj nuk mori kujdesin e duhur në spitalin e Vlorës, dhe ishte i nevojshëm transferimi në Tiranë.
Më në fund, në QSUT u kujdesën për të dhe një operacion i suksesshëm i shpëtoi jetën
-shkroi ajo.
Bukuroshja, e rritur në Itali, ka shprehur mirënjohje për stafin mjekësor në kryeqytet dhe ka bërë një thirrje për investime më të mëdha në shëndetësi, duke e vendosur përparësinë te jeta dhe shëndeti i qytetarëve, krahas investimeve në turizëm dhe infrastrukturë.