Tragjedia që goditi familjen Kelmendi ka prekur gjerësisht opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta nga artistë dhe miq të afërt të Gjestit.
Mes tyre ka qenë edhe Joz Marku, i cili megjithëse ka pasur një raport jo të mirë me reperin, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta.
Lajmi i trishtë për humbjen e një jete kaq të re, na i prek zemrat të gjithëve. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe uroj që Zoti t’ju jap forcë për ta përballu dhimbjen. Qoftë lule e Xhennetit!
-shkroi ai në një Instastory.
Ky reagim vjen pas dhjetëra mesazheve prekëse nga personazhe publikë për Gjestin, fituesin e Big Brother Vip Albania 4, i cili humbi të vëllanë, Eldion Kelmendi, në një aksident tragjik në Pejë.
Eldion Kelmendi ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër person, banor i zonës me iniciale K.B., mbeti i plagosur rëndë dhe aktualisht po trajtohet në spitalin e Pejës.
Banorët e zonës kanë shprehur ngushëllimet e tyre, duke kërkuar që rrethanat e aksidentit të zbardhen sa më parë.
Hetimet për rastin janë ende në vijim, ndërsa reperi Gjesti nuk ka reaguar ende publikisht për humbjen e të vëllait.