BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities

Jozi shkakton të qeshura në studio: Nuk fle me Loredanën sepse…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Shumë surpriza e të pathëna janë të rezervuara për ju! Banorët tuaj të preferuar do të na rrëfejnë gjithçka në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio… Në këtë pjesë të “BBV – Live nga shtëpia” moderatorë ishin Laerti dhe Rozana me të ftuar Aldon dhe Jozin.

Rozana: Si i keni marrëdhëniet me Loredanën? Pse s’flini ju të dy bashkë?

Jozi: Janë dy arsye, respekti ndaj personit që i kemi dhënë premtim. E dyta e di si jam unë, e thyej kufirin. Mbajmë atë distancën brenda për arsye teknike.