Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Shumë surpriza e të pathëna janë të rezervuara për ju! Banorët tuaj të preferuar do të na rrëfejnë gjithçka në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio… Në këtë pjesë të “BBV – Live nga shtëpia” moderatorë ishin Laerti dhe Rozana me të ftuar Aldon dhe Jozin.
Aldo: Për mua tjetrin e kupton kur i jep një karrige pushteti. Egoja nuk është ambicie. Ne duhet ta shkatërrojmë unin tonë, por ambicia duhet të jetë e madhe, këtu shumë njerëz e ngatërrojnë dhe i hipën vetja në qejf.
Laerti: Thuhet që zgjedhja jote e emrin e Gertës është një kthim mbrapsht.
Aldo: Jo, s’ka qenë hakmarrje.
Laerti: Mendon që edhe Rozana do ta kthejë njësoj?
Jozi: E vlerësoj shumë. Isha unë i pari që ia thashë emrin dhe Rozana qëndroi koherente, e vlerësova. Ti kur ishe te dhoma e surprizave jam i sigurt që ti ke pritur emrin e Gjestit nga grupi jonë, për këtë arsye ti emrin e Gertës nuk e dhe me kast, duhet të qëndroje koherente.
Rozana: Nuk e kam përmendur se nuk dua.
Jozi: Nëse ti do e kishe ditur që Gerta del, ti do kishe dalë nga kjo koherenca jote.
Laerti: Nëse ti do kishe dalë?
Jozi: Ajo ngelet për t’u parë.
Laerti: Ajo është parë.
Jozi: Unë vij nga një publik, ajo ngelet për t’u parë.
Rozana: Isha e dyta në përzgjedhje, ishte Gjesti pastaj unë.