Gossip Showbiz

Jozi shpreh shqetësimin e tij: “Nuk qëndroj gjatë me një femër…”

Jozi, një nga personazhet më të komentuar të edicionit të “Big Brother VIP Albania”, ka tërhequr vëmendjen e publikut me sjelljet dhe dinamika që krijon brenda shtëpisë.

Pjesë e mediave rozë dhe diskurseve të shumta ka qenë gjithashtu orientimi i tij seksual, pas disa akuzave të ngritura nga një gazetare, që kanë shkaktuar polemika.

Por më së shumti, ai është komentuar prej deklaratave të forta që shpesh jep, herë tronditëse e herë qesharake.

Gjatë lojës së zhvilluar me gënjeshtra dhe të vërteta, ai pohoi se ka kryer marrëdhënie me rreth 500 femra.

Në një bisedë me Aldon, këngëtari ka shprehur vështirësinë që ka për të qëndruar për një periudhë të gjatë me një grua. Ai tha:

Jashtë, nuk e kam aspak të lehtë të qëndroj gjatë me një femër, sepse më bëhet monoton shumë shpejt. Nëse fillon të më mërzit, nuk e duroj dot më.