Një gjyshe ka arritur të realizojë me sukses 500 hedhje me parashutë dhe atë me qenin e saj. Corinne Dhenin, 68-vjeçe nga Gjeneva, i pëlqen të hidhet me parashutë nga malet e larta, duke qenë vazhdimisht e shoqëruar nga qeni Phoebe që ajo e konsideron si pasagjer.
Corinne thotë se deri më tani ka realizuar 500 hedhje me parashutë, ku 230 prej tyre i ka kryer me Phoebe, kurse të tjerat me qenin tjetër Megabyte. Ajo pranon se njerëzit e kritikojnë që në hedhjet e saj e përfshin qenin, por Corinne thotë se nuk i bën fare përshtypje kjo gjë.
Corinne që dikur punon si menaxhere për kompaninë që hulumton tregun, thotë se dashura për t’u hedhur me parashutë i lindi në vitin 1981. Kjo nënë e tre fëmijëve dhe gjyshe e katër nipave dhe mbesave, thotë se për 15 vite ka realizuar mbi 1.300 fluturime.