Ai u bë i njohur që në moshën 13-vjeçare dhe që pas projektit të parë muzikor mori famë në të gjithë botën.
Justin Bieber ka bërë një postim të gjatë në Instagram ku thekson se më në fund është i lumtur dhe i ka lënë pas të gjitha veset toksike të adoleshencës.
“Unë jam rritur në një qytet të vogël të Kanadasë dhe skam qenë i pasur. Muzikën e doja shumë por nuk pretendoja të bëja para me të, ishte thjesht një pasion. Pasi u bëra i famshëm motivet e mija ndryshuan, tërhiqesha nga paraja, gjërat materiale apo vëmendja. I humba synimet e mija për kaq shumë kohë. Tani i gjeta sërish, u desh të kaloja gjëra shumë të vështira që t’i rikthehesha të vërtetës dhe dashurisë” -shkroi këngëtari.