Gossip Showbiz

Justin Baldoni përballet me akuza të reja në prag të gjyqit me Blake Lively?

Aktorit dhe producentit amerikan, Justin Baldoni, i janë shtuar akuzat për sjellje të papërshtatshme në vendin e punës, vetëm pak muaj para gjyqit të shumëpritur që do të zhvillohet në New York.

Një person anonim, që pritet të paraqitet si dëshmitar në procesin gjyqësor, ka deklaruar për “People” se ka pasur “kontakte të përsëritura dhe negative me Baldonin dhe ekipin e tij, përfshirë edhe abuzim verbal”.

Padia ndaj Baldonit është ngritur nga aktorja Blake Lively në dhjetor 2024, e cila e akuzon për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”.

Procesi gjyqësor është planifikuar të nisë më 9 mars 2026, ku pritet të dëshmojnë personalisht si Lively ashtu edhe Baldoni.

Në shkurt 2025, Lively ka bërë të ditur se dy kolege të saj nga filmi janë të gatshme të japin dëshmi për sjelljen e supozuar të aktorit dhe producentit në set.

Përveç tij, në padi janë përfshirë edhe kompania “Wayfarer Studios” dhe disa palë të tjera të lidhura me projektin.

Çështja pritet të tërheqë vëmendje të madhe, duke qenë se në gjyq do të dalin edhe dëshmi të reja që mund të rëndojnë pozitën e Baldonit.