Gossip Showbiz

Hollywood dridhet: Aktorja e re padit Justin Baldonin pas skandalit të “It Ends With Us”?

Filmi i shumëpritur “It Ends With Us” po përballet me një valë të re skandalesh dhe beteja ligjore në Hollywood.

Pas akuzave të Blake Lively ndaj Justin Baldonit për ngacmim seksual dhe rrëzimit të kundër-padisë 400 milionë dollarëshe të tij në qershor, tani në qendër të vëmendjes ka hyrë edhe aktorja Isabela Ferrer.

Ferrer, e cila interpreton versionin e ri të personazhit të Lively në film, ka ngritur padi kundër Baldonit, duke e akuzuar për sjellje të papërshtatshme, manipulim dhe kërcënime.

Sipas avokatëve të saj, Baldoni dhe kompania e prodhimit kërkuan kushte të padrejta për të mbuluar shpenzimet ligjore të aktores dhe më pas nisën një padi kundër saj, e cila sipas tyre ishte një tentativë frikësimi.

Aktorja ka deklaruar gjithashtu se ka marrë kërcënime dhe mesazhe të papërshtatshme online pas këtyre zhvillimeve.

Gjyqi kryesor mes Blake Lively dhe Justin Baldonit është caktuar për mars 2026, duke e bërë këtë një nga konfliktet më të bujshme ligjore në Hollywood.

Ndërsa filmi ishte menduar si një histori suksesi, tani “It Ends With Us” është kthyer në një sagë gjyqësore që po tërheq më shumë vëmendje se vetë projekti, me emra të mëdhenj si Blake Lively, Ryan Reynolds dhe Justin Baldoni të përfshirë në këtë debat publik.