Këngëtari i njohur Justin Bieber ka ndarë një mesazh prekës në Instagram, duke kujtuar lidhjen e veçantë me gjyshin e tij, Bruce Dale, i cili ndërroi jetë në mënyrë paqësore më 24 prill 2025, në moshën 88-vjeçare.
Bieber publikoi një foto nga adoleshenca e tij krah gjyshit, duke e shoqëruar me një shkrim të ndjerë:
Papa, gjithmonë t’i merrja të gjitha paratë, lol.
Ai vijoi duke kujtuar me humor dhe dashuri momentet që ndanin bashkë:
Më kujtohet kur më thoshe se gjyshja të jepte vetëm 20 dollarë për gjithë javën! Unë gjithmonë të bëja t’i shpenzoje për snacks në ndeshjet e hokejit të premteve. Edhe pse nguroje, gjithmonë më jepje.
Postimi u prit me shumë mbështetje dhe komente ngushëlluese nga fansat e këngëtarit, të cilët ndanë mesazhe prekëse për të në rrjetet sociale.
Bruce Dale, i njohur si një figurë e rëndësishme në jetën e Bieber, do të kujtohet për dashurinë dhe mbështetjen që i dha artistit ndër vite.